Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf tha se zgjidhja e konfliktit palestinez është faktori i vetëm më i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
Musharraf i bëri këto komente para takimit me presidentin e Francës Jacques Chirac, në ndalesën e tij të fundit në Paris, me të cilën e përmbylli turneun në Amerikën Latine, Uashington dhe Londër.
Duke folur për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, Musharraf tha se nuk mund "të jepte garanca" se kryeterroristi Osama bin Laden nuk fshihet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG