Ndërlidhjet

KIEV


Për herë të parë pas dy javësh, disa nëpunës civilë të Ukrainës sot ia dolën të paraqiten në vendet e punës, pasi mbështetësit e kandidatit presidencial opozitar Viktor Yushchenko i larguan disa bllokada para ndërtesave të qeverisë në Kiev.
Yushchenko kërkoi largimin e bllokadave pasi parlamenti dje i miratoi ndryshimet kushtetuese, për të parandaluar përsëritjen e mashtrimeve në zgjedhjet presidenciale, që u shfaqën muajin e kaluar.
Parlamenti gjithashtu votoi për ristrukturimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG