Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO dhe zyrtarët rusë kanë përfunduar takimin e tyre në Bruksel me një deklaratë të përbashkët ku kërkohet që raundi zgjedhor presidencial i 26 dhjetorit në Ukrainë të jetë i lirë dhe korrekt.
Deklarata "u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë evitimin e përdorimit të dhunës, të përmbahen nga kërcënimi i votuesve, dhe të punojnë për të siguruar proces zgjedhor të lirë që reflekton vullnetin e popullit të Ukrainës.
Ndërkohë, në Kijev për herë të parë pas dy javësh, disa nëpunës civilë të Ukrainës jane paraqitur në vendet e punës, pasi mbështetësit e kandidatit presidencial opozitar Viktor Yushchenko i larguan disa bllokada para ndërtesave të qeverisë.
XS
SM
MD
LG