Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush i ka përgëzuar
sot presidentët e Polonisë dhe Lituanisë për rolin e tyre ndërmjetësues në shtensionimin e krizës elektorale në Ukrainë.
Bush dhe dy homologët e tij kanë përshëndetur deklaratën NATO-Rusi rreth zgjedhjeve në Ukrainë.
"Ata mirëpritën deklaratën dhe theksuan rëndësinë e vëzhguesve ndërkombëatrë të zgjedhjeve më 26 dhjetor dhe u pajtuan se komuniteti ndërkombëtar duhet të përkrah procesin demokratik që reflekton vullnetin e popullit në Ukrainë", ka thënë zëdhënësi i Bushit Mark McClellan.
Në Kijev përkrahësit e opozitarit Viktor Jushchenko kanë përfunduar bllokimin e ndërtesave të qeverisë dhe kanë lejuar disa nëpunës të kthehen në punë. Yushchenko kërkoi largimin e bllokadave pasi parlamenti dje i miratoi ndryshimet kushtetuese, për të parandaluar përsëritjen e mashtrimeve në zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG