Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryenritësit kanë vrarë një ushtar amerikan në Irakun perëndimor, ka kumtuar ushtria e Shteteve të Bashkuara. Në këtë kumtesë thuhet se incidenti ka ndodhë dje në provincën Anbar, që përfshinë edhe qytetet Falluxha dhe Ramadi. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Agjencitë e lajmeve informojnë se gjatë ofensivës për rimarrjen e kontrollit në Falluxha janë vrarë më se 70 pjesëtarë të ushtrisë amerikane. Luftimet vazhdojnë në disa hapësira të këtij qyteti.
XS
SM
MD
LG