Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka premtuar dinamizimin e procesit të plotësimit të standardeve, ndërsa në kuadër të këtij procesi, edhe përmirësimin e pozitës së pakicave, në veçanti të asaj serbe.
Gjatë takimit me kreun e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, Haradinaj ka thënë se programi i Qeverisë së tij do të jetë i gatshëm qysh të martën e ardhshme.
Ndërkaq Jessen-Petersen i ka premtuar kryeministrit të Kosovës dorëzimin e kompetencave qeverisë në fushën e ekonomisë, dhe zhbllokimin e procesit të privatizimit.
XS
SM
MD
LG