Ndërlidhjet

TIRANË


Presidentët e 6 vendeve ballkanike e vazhduan samitin dy ditësh për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare.
Pjesëmarrësit në konferencën në Tiranë, u zotuan të punojnë bashkë për të parandaluar rishfaqjen e dhunës etnike që e kaploi rajonin në vitet e 90-ta.
Presidentët e Shqipërisë, Bosnjë-Herecegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi, e theksuan nevojën për lidhje më të ngushta.
Presidenti i unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq tha se zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë testi kryesor për vendet ballkanike, në aspiratat e tyre për t'u integruar me fqinjët e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG