Ndërlidhjet

SHQIPËRIA SHEMBULL I MIRË I TOLERANCËS ETNIKE DHE FETARE


Alma Çupi, Tiranë

Shqipëria ofron një përvojë të çmuar përsa i përket dialogut dhe bashkëegzistencës së suksesshme ndërfetare, duke e shpalosur veten në një harmoni mes njerëzve të cilët jetojnë së bashku dhe i përkasin feve të ndryshme. Ky ishte konkluzioni i samitit të Tiranës, ku morën pjesë krerët e shteteve të rajonit.
Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, i cili ishte dhe nismëtari i organizimit të këtij samiti, në konluzionet tha se për vendet e rajonit, është shumë i rëndësishëm dialogu për t'u integruar në komunitetin evropian.
'Që të gjithë angazhohemi për ta çliruar veten nga grindjet e së kaluarës dhe t'i kapërcejmë ato duke praktikuar një kulturë dialogu brenda secilit vend dhe ndërmjet vendeve tona. Paqja është e pandashme nga dialogu dhe ishte ajo që i përcaktoi të gjitha diskutimet e kryetarëve të shteteve në seancën e djeshme dhe diskutimet në panelet e mëvonshme. Sot e vetmja mënyrë, e vetmja mundësi, e vetmja rrugë e pranueshme për të zgjidhur problemet që shtrohen para nesh është dialogu."
Më tej presidenti Moisiu vlerësoi faktin që Shqipëria me popullsi të feve të ndryshme ka harmoni. Për presidentin Moisiu, samiti i Tiranës përbën një hap të mëtejshëm në këtë proces duke nxjerrë në pah vlerën e brendshme të dimensioneve fetare.
"Nuk ka ndodhur në Shqipëri që të dhunohet apo të vritet një njeri, pse i përket një feje tjetër, apo pse i përket një etnie tjetër".
Presidentët e vendeve të tjera të rajonit që morën pjesë në samit, u angazhuan që të përdorin dialogun si të vetmin mjet në arritjen e stabilitetit dhe të përparimit të plotë në Evropën Juglindore, që do të sjellë përmbushjen e suksesshme të procesit integrues evropian të të gjithë rajonit.


XS
SM
MD
LG