Ndërlidhjet

PRISHTINË


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka thënë se kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet mediatike kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilit pothuaj çdo ditë i përkujtohet mundësia e ngritjes së aktakuzës nga Tribunali i Hagës.
"Mediat duhet të kenë lirinë e shprehjes së mendimeve dhe qëndrimeve, por kjo nuk u jep të drejtën të fyejnë dhe denigrojnë personalitetin e cilit do qytetar të Kosovës, qoftë edhe udhëheqësit e institucioneve të dala nga vota e lirë e qytetarëve, ndërsa çështja e aktakuzës varet ekskluzivisht nga vetë Tribunali", thuhet mes tjerash në komunikatën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG