Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve tha se viti 2004 ishte viti më vdekjeprurëst për gazetarët.
Shifrat e bëra publike tregojnë se sivjet janë vrarë 120 gazetarë dhe punëtorë të mediave, krahasuar me 83 në 2003-in dhe 70 në vitin 2002.
Dita e sotme shënohet si Ditë Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, sepse në 10 dhjetor, 1948 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
XS
SM
MD
LG