Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka nënshkruar Ligjin për ndihmë vendeve të jashtme.
Në vitin 2005, Kosova do të përfitojë 75 milionë dollarë ndihma amerikane, ndërsa ndihmat finansiare për Serbinë në vlerë prej 73.6 milionë dollarë, janë kushtëzuar me arrestimin dhe ekstradimin e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq. Sipas ligjit, kushti i dytë i cili duhet përmbushur që Serbia t'i përfitojë ndihmat amerikane, është që Beogradi t'ia ndërpresë mbështetjen financiare, politike dhe të sigurisë Republikës Serbe të Bosnjes.
Ndihmat e përgjithshme amerikane për vendet tjera në vitin 2005 do të jenë rreth 19.8 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG