Ndërlidhjet

logo-print

KARACI


Është arrestuar në qytetin pakistanez të Karacit, Sayed Akbar Agha, kreu i "Ushtrisë së Mysliamnëve", grupi që kishte marrë përsipër rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj që punonin për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kabul të Afganistanit. Hebibi dhe dy punonjësit e tjerë të organizatës botërore u liruan më 23 nëntor pas afro një muaji rrëmbimi. Për lirimin e tyre zyrtarët afganë thanë se nuk është paguar asnjë shumë dhe nuk është bërë kompromis për lirimin e të burgosurve talibanë.
XS
SM
MD
LG