Ndërlidhjet

VJENË


Mjekët në Vjenë thanë se sëmundja misterioze e kandidatit për president të Ukrainës Viktor Yushchenko është shkaktuar nga helmimi me dioksinë.
Dr. Mihajl Cimpfer, drejtori i klinikës private Rudolfinerhaus ka njoftuar gjetjet e klinikes në një takim me mediat:
"Pasi kemi kompletuar ekzaminimet tona, që i kemi kryer në 24 orët e fundit, sic kemi kryer edhe analizat e ndryshme të gjakut, nuk ka dyshim rreth faktit se semundja e z. Yushchenko është shkaktuar nga helmimi me dikosinë", ka thënë Cimpfer.
Por, mjekët kanë thënë se mbetet e paqartë nëse helmimi ka qenë i qëllimshëm.
Yushchenko qe sëmurë në shtator gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka akuzuar zyrtarët ukrainas se janë përpjekur ta helmojnë, cfarë ka shkaktuar dhe shpërfytyrimin e tij fizik.
XS
SM
MD
LG