Ndërlidhjet

KIEV


Prokurorët e Ukrainës i kanë rihapur hetimet kriminale lidhur me sëmundjen e kandidatit presidencial opozitar Viktor Yushchenko, për të cilin mjekët austriakë thanë se kishte qenë viktimë e helmimit me dioksin.
Zyrtarët thanë se rasti u rihap pasi mjekët në Vjenë sot ripërsëritën se testet nuk lënë "fije dyshimi" se Yushchenko ishte helmuar nga një sasi e madhe e dioksinit, e cila ka shkaktuar shëmtimin e fytyrës dhe probleme tjera shëndetësore.
Në Uashington, zëdhënësja e departamentit të shtetit tha se Uashingtoni është "shqetësuar thellë" nga zbulimet e mjekëve, dhe kërkoi nga autoritetet e Ukrainës të ndërmarrin hetime.
XS
SM
MD
LG