Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Pesë nxënës palestinezë janë plagosur nga tre predha të shkrepura nga tanket e ushtrisë izraelite.
Fëmijët e moshës prej 8-12 vjeç, u plagosën kur njëra predhë shpërtheu në oborrin e një shkolle.
Ushtria izraelite tha se sulmi u ndërmor pasi mbrëmë militantët palestinezë shkrepën një mortajë në vendbanimin izraelit Khan Yunis.
Ndërkohë, Partia Laburiste e Izraelit i ka filluar bisedimet me partinë Likud të kryeministrit Ariel Sharon për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar.
Kreu i laburistëve Shimon Peres shprehu dëshirë që qeveria e re të jetë stabile, për të zbatuar planet e Izraelit për tërheqjen nga Rripi i Gazës.
XS
SM
MD
LG