Ndërlidhjet

MOSKË


Rreth 1.000 aktivistë u tubuan në qendër të Moskës për të kundërshtuar atë që e quajtën sundim autoritar të presidentit Vladimir Putin.
Anëtarët e partive demokrate dhe liberale që morën pjesë në tubimin, kërkuan të kundërshtohen reformat, për të cilat kritikët thonë se do ta forcojnë pushtetin e Putinit në dëm të lirive demokratike.
Reformat, të cilat u propozuan si përgjigje ndaj vargut të disa sulmeve terroriste në Rusi, parashohin që udhëheqësit rajonalë të mos mund të zgjidhen përmes votimit të drejtpërdrejtë në zgjedhje, por të emërtohen nga zyrtarët e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG