Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Agron Buxhaku, që ishte i propozuar për ministër në qeverinë e re të Maqedonisë, kumtoi sot se është tërhequr nga kjo listë në të cilën ishte paraparë që të jetë ministër i transportit. Zoti Buxhaku është njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. BDI-ja është partnere e koalicionit qeveritar në Maqedoni. Agron Buxhaku kumtoi se ka vendosur që të tërhiqet në mënyrë që të dëshmoj se pohimet se ai është i korruptuar janë fushatë që ka për qëllim diskreditimin e tij. Akuza të tilla në adresë të zotit Buxhaku, kishte bërë ish kryeministri Hari Kostov.
XS
SM
MD
LG