Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Kryeministri britanik, Tony Blair ka ftuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Evropës e Shteteve të Bashkuara. Këto komente zoti Blair i bëri në një shkrim autorial të botuar sot në gazetën parisiene Journal dy Dimanche. Në këtë artikull zoti Blair ftoi Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që të punojnë së bashku për shqyrtimin e çështjeve siç janë Lindja e Mesme, Ballkani, Tregu ndërkombëtar dhe ndërrimet klimatike. Në këtë aspekt, kryministri britanik Tony Blair tha se "Britania do të ishte përkrahëse e palodhshme e lidhjes së fuqishme ndërmjet të dy palëve".
XS
SM
MD
LG