Ndërlidhjet

VIENË/LAS VEGAS


Kandidati opozitar presidencial në Ukrainë, Viktor Yushchenko tha sot se "është i lumtur që është gjallë", pasi u konfirmua se ai ishte helmuar me dioksin:

- Jam shumë i lumtur që sot jam gjallë në këtë botë dhe i falënderoj njerëzit e kësaj klinike mjekësore për atë që bënë për kontrollin tim.

Ai këto komente i bëri në Vienë të Austrisë pasi doli nga spitali ku ishte mjekuar ndaj helmimit me dioksin. Mjeku austriak Michael Zimpfer sot u shpreh lidhur me vështirësit gjatë diagnostifikimit të sëmundjes së zotit Yushchenko:

- Dëshiroj ti falënderoj kolegët në mbarë botën, pa marrë parasysh çfarëdo pikëpamje politike të tyre, që na ndihmuan dhe u konsultuan me ne që ta qartësojmë sëmundjen e vështirë të Viktor Yushchenkos.

Zoti Yushchenko ka akuzuar kundërshtarët politikë për sëmundjen e tij, por ata i kundërshtuan këto akuza. Është raportuar se në ndërkohë në Kiev kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Zhvillimet në Ukrainë patën jehonë edhe në Las Vegas, ku mbrëmë vonë, boksieri profesionist ukrainas, Vitali Klitschko e mbrojti me sukes titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë kundër britanikut Danny Williams. Pas këtij takimi Vitali Klitschko tha:

- Kjo është shumë me rëndësi për popullin e vendit tim. Sonte e gjithë arena kishte ngjyrë portokalli, që në Ukrainë e quajnë ngjyrë të revolucionit. Unë e mbështes popullin që luftoi për demokraci dhe kundër manipulimit në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG