Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Prishtinë po mbahet takimi i grupit punues mbi reformimin e pushtetit vendor. Në administratën ndërkombëtare kanë pohuar se temë kryesore e takimit do të jetë zbatimi i Dokumentit Kornizë për Reformën në Qeverisjen Lokale, e në veçanti arritja e marrëveshjes për prioritetet, mbi të cilat do të zgjidhen dhe bazohen pilot-projektet.
Grupin punues e udhëheq ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lutfi Haziri.
Në takimin marrin pjesë përfaqësues të Këshillit të Evropës, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore.
Përfaqësuesit serbë nuk marrin pjesë në kërkim të përmbushjes së disa elementeve nga plani i qeverisë serbe mbi decentralizimin.
XS
SM
MD
LG