Ndërlidhjet

ZAGREB


Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, ka thënë se Kroacia ka dështuar që të sjellë para drejtësisë personat e akuzuar për krime lufte të kryera gjatë luftës serbo-kroate në vitet e '90-ta. Grupi thotë se pothuajse 10 vjet pas konfliktit të armatosur, autoritetet kroate kanë dështuar që t'u adresohen teresisht shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe t'i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
Sipas Amnesty International, vazhdon të jetë i madh mosndëshkimi i pjesëtarëve të armatës kroate dhe forcave policore që kanë kryer krime lufte kundër serbëve të Kroacisë.
XS
SM
MD
LG