Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 7 irakianë kanë vdekur nga shpërthimi i një autobombe, në hyrje të Zonës së Gjelbër në Bagdad, ku është e vendosur qeveria irakiane dhe ambasadat e huaja.
"Një sulmues, që është kundër forcave dhe popullit irakian, ka kryer një sulm kundër civilëve të pafajshëm, që po prisnin për të hyrë në zonën ndërkombëtare. Ka disa të vdekur dhe disa të lënduar", ka thënë një zyrtar i ushtrisë amerikane majori Taylor.
Më herët, ushtria amerikane tha se 7 marinsa amerikanë janë vrarë në dy incidente të ndara në provincën e Anbarit. Aeroplanë amerikanë kanë vazhduar të sulmojnë sot Fallujanë, që gjendet në këtë provincë .
Në Londër, presidenti irakian Ghazi la Yaëar tha se ushtria amerikane ka bërë gabim, që shpërndau forcat irakiane pas rënies së Bagdadit, duke shtuar se shumë probleme kanë lindur nga ky vendim. Ndërkohë, Hungaria ka thënë se do t'i dhurojë armatës irakiane 77 tankse të vjetra.
Sot, ndërkaq, mbushet plot një vit nga kapja e diktatorit irakian Sadam Hysein.
XS
SM
MD
LG