Ndërlidhjet

KIJEV


Kandidati opozitar për president të Ukrainës Viktor Yushchenko ka thënë se nuk dëshiron që rasti i helmimit të tij të shmangë vëmendjen nga rivotimi në 26 dhjetor, por e mirëpriti vendimin e prokurorisë për ri-fillimin e hetimeve kriminale.
"Jam i bindur se helmimi është vepër e atyre që janë në pushtet, jam absolutisht i bindur. Nëse prokuroria e përgjithshme vepron sipas ligjeve të Ukrainës, vendi dhe bota shpejt do ta kuptojnë kush e bëri këtë", tha Yushchenko pas kthimit nga Vjena, ku mjekët austriakë thanë se ai "padyshim" ka qenë viktimë e helmimit me dioksin.
Në Bruksel, zëdhënësja e Bashkimit Evropian Emma Udëin tha se gjetjet e mjekëve të Vjenës janë "shumë shqetësuese".
XS
SM
MD
LG