Ndërlidhjet

BUKURESHT


Rezultatet e para zyrtare tregojnë se lideri opozitar Trian Basescu ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Rumani.
"Prioritet imi kryesor si president i Rumanisë në këtë kohe është krijimi i një mazhorance politike, që do të na lejojë të merremi me procesin e integrimit në Bashkimin Eropian", ka thene Traian Basescu.
Nga ana tjetër kryeministri rumun Adrian Nastase, ka pranuar humbjen.
"Rezultatet tregojnë faktin se Traian Basescu është president i ardhshëm i Rumanisë. Ky ka qenë vullneti i rumunëve dhe unë e respektoj këtë", ka thënë kryeministri Adrian Nastase.
XS
SM
MD
LG