Ndërlidhjet

PRISHTINË


Viti i ardhshëm në Kosovë mund të jetë potencialisht i tensionuar, derisa, ecet drejt bisedimeve për statusin final, është shprehur shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen në një intervistë për BBC-në, duke shtuar se do të ishte mençuri që të "përgatitemi për cfarëdo skenari".
"Kosovarët më mirë se çdo kush e kuptojnë se një shpërthim tjetër i dhunës do të thotë lamtumirë bisedimeve të menjëhershme të statusit", ka thënë shefi i UNMIK-ut në televizionin publik britanik.
Jessen Petersen ka thënë se shqiptarët e Kosovës e dinë se nëse bëjnë përmirësime në arritjen e standardeve deri në mes të vitit 2005, atëherë mund të fillojnë bisedimet.
Por, ai ka shtuar se asnjëra palë, as Prishtina e as Beogradi nuk kanë të drejtë të vendosin për statusin, pasi për këtë vendos Këshilli i Sigurimit.
XS
SM
MD
LG