Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Golberg, pas takimit të sotëm me kryetarin Ibrahim Rugova, tha se Kosova duhet ti përmbushë standardet e përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar deri në mesin e vitit të ardhshëm. Zoti Goldberg mëtutje tha se Bashkësia ndërkombëtare do të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës në realizimin e këtij procesi dhe njëherësh kërkoi që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës të angazhohen në krijimin e një shoqërie shumëkombëshe. Gjatë ditës, pritet që shefi i zyrës amerikane në Prishtinë të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG