Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani këmbëngulë se nuk ka dëshmi se lideri i rrjetit terrorist al-Qaida, Osama bin Laden po fshihet në këtë vend dhe ka hedhur poshtë informatat se Islamabadi ka lejuar agjencinë CIA që të ndërtoj baza përgjatë kufijve të vet për gjetjen dhe zënien e bin Ladenit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit, Masood Khan tha mbrëmë se lideri i rrjetit al-Qaida, nuk është parë askund në Pakistan. Ai poashtu ka thënë se "në Pakistan nuk po zhvillohen operacione që udhëhiqen nga forcat e Shteteve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG