Ndërlidhjet

BAGDAD


Shefi i Shtatmadhorisë amerikane gjenerali Richard Myers, deklaroi sot se rimarrja e qytetit të Fallujasë i ka vështirësuar aktivitetet e kreyngritësve në Irak. Komentet e tij të bëra në Bagdad, koincidojnë me rifillimin e luftimeve në Falluja, ku kryengritësit po mundohen të hyjnë sërish në qytet.
Ndërkohë, të paktën 1 person ka vdekur dhe 12 janë lënduar nga shpërthimi i një autobombe në hyrje të Zonës së Gjelbër, ku është e vendosur qeveria irakiane.
Në zhvillime tjera, kryeminstri Iyad Allaëi ka thënë se javën e ardhshme pritet të fillojë gjykimi i disa ndihmësve të Sadam Hyseinit.
XS
SM
MD
LG