Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Dy personat e armatosur që kanë rrëmbyer një autobus grek me 26 udhëtarë, thanë se duan të shkojnë në aeroportin e Athinës dhe të largohen nga Greqia. Rrëmbyesit, që raportohet të jenë rusë kanë liruar të paktën 5 udhëtarë. Policia ka rrethuar autobusin, që u rrëmbye në periferi të Athinës.
Autoritetet thonë se janë dëgjuar të shtëna brenda në autobus. Reuters njofton se fillimisht besohej se rrëmbyesit janë shqiptarë, por tani dyshohet se ata janë rusë. Njoftohet se me kërkesën e policisë greke në vendin e ngjarjes kanë arritur diplomatët shqiptarë dhe rusë në Greqi.
XS
SM
MD
LG