Ndërlidhjet

ATHINË


Dy personat e armatosur që e rrëmbyen autobusin në Athinë, u kërcënuan se do ta hedhin në erë nëse nuk u jepen 1 milion dollarë dhe një aeroplan për të fluturuar në Rusi.
Kërcënimi e bëri njëri nga rrëmbyesit në telefonatën e drejtpëdrejtë në televizionin grek, dhe tha se kërkesat duhet të plotësohen deri të enjten në orën 7 të mëngjesit.
Personi që u identifikua si "Hassan" dhe tha se është nga Rusia, paralajmëroi se më nuk do të lirojë asnjë peng përpara se të plotësohen kërkesat.
Kryebashkiaku Evangelos Meksis u tha gazetarëve se shumica e udhëtarëve shkonin në punë kur autobusi u rrëmbye në orët e para të mëngjesit.
"Autobusi u nis nga Marathona rreth orës 5:15. Mori disa udhëtarë në një paralagje tjetër. Shumica e udhëtarëve janë nga Marathona, që punojnë në Athinë apo paralagjet e saj", tha Meksis.
Policia tha se nga 26 udhëtarët e rrëmbyer, deri tani janë liruar16.
XS
SM
MD
LG