Ndërlidhjet

STRASBOURG


Parlamenti Evropian u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian t'i hapin bisedimet për anëtarësimin e Turqisë sa më shpejt të jetë e mundur.
Me rezolutën, e cila nuk është obliguese, parlamenti i bëri thirrje Ankarasë të ndërmarrë më shumë reforma demokratike, të ecë përpara drejt njohjes së Qipros dhe të ketë 'zero-tolerancë' për torturën.
Rezoluta gjithashtu kërkon nga Ankaraja ta njohë, siç thuhet, "gjenocidin e ushtruar kundër Ermenëve". Deklarata u referohet vrasjeve të ermenëve të kryera në vitet 1915-1923, në kohën kur Perandoria Osmane u përpoq t'i spastrojë ata nga Turqia Lindore.
Në Ankara, kryeministri Recep Tayyip Erdogan e mirëpriti rezolutën, por përsëriti se Turqia do të thotë "jo" nëse BE-ja vë kushte të papranueshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Liderët e BE-së, nesër dhe të premten në Bruksel do të vendosin nëse do t'i fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë.
XS
SM
MD
LG