Ndërlidhjet

QERBELA


Të paktën 7 njerëz u vranë dhe mbi 30 u plagosën nga një shpërthim jo larg tempullit të Imam Aliut në qytetin e Qerbelasë në Irakun qendror.
Sulmi ndodhi në ditën e parë të fushatës elektorale.
Në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan sot i bëri publike planet për zgjërimin e misionit të organizatës në Irak me hapjen e zyrave në qytetet Basra dhe Erbil.
Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm irakien Iyad Allawi u ka kërkuar disa pjesëtarëve të ushtrisë së shpërndarë të Saddam Husseinit të kthehen në punë.
XS
SM
MD
LG