Ndërlidhjet

UASHINGTON


Disa orë pasi Iraku i akuzoi Iranin dhe Sirinë se e ndihmojnë kryengritjen irakiene, presidenti amerikan i paralajmëroi fqinjët të mos përzihen në punët e brendshme të Irakut.
Presidenti George Bush u tha gazetarëve se administrata e tij "do të vazhdojë t'ua bëjë të qartë" Iranit dhe Sirisë se "përzierja në punët e brendshme të Irakut nuk është në interesin e tyre".
Më parë, ministri i Mbrojtjes i Irakut Hazem Shaalan i akuzoi Iranin dhe Sirinë për orkestrimin e sulmeve terroriste në Irak, dhe tha se Irani është "armiku më i rrezikshëm i Irakut dhe i gjithë arabëve".
"Kemi zbuluar se çelësi i terrorizmit është në Iran. Ky vend është armiku numër një i Irakut" tha Shaalan.
Irani dhe Siria i kanë mohuar lidhjet me terrorizmin në Irak, ndërsa akuzat e sotme, Teherani i quajti "propagandë" për përdorim të brendshëm.
XS
SM
MD
LG