Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Drejtuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi dhe Menduh Thaci, si edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie, kanë vazhduar bisedimet me përfaqësuesit e "personave të armatosur" në Kondovë, të cilët janë të vendosur në këtë fshat, për afro një muaj. Bisedimet e sotme do të dëshmojnë nëse grupet e armatosura në Kondovë do të dorëzojnë armët për ta zgjidhur problemin me mjete paqesore, apo do të qëndrojnë në fshat duke provokuar në këtë mënyrë ndërhyrjen me forcë.
XS
SM
MD
LG