Ndërlidhjet

BAGDAD


6'400 kandidatë që përfaqësojnë 100 parti, blloqe politike dhe përfaqësues të pavarur do të garojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Irak të parapara për 30 janar. Komisioni qëndror zgjedhor i ka bërë të ditur këto të dhëna një ditë pasi ka përfunduar afati i regjistrimit për pjesëmarrje në zgjedhje. Asambleja e përgjithshme e Irakut do ketë 275 anëtarë dhe do mbikqyrë hartimin e kushtetutës. Kryeministri dhe presidenti aktual i Irakut janë në mesin e atyre që do të kandidojnë në zgjedhjet e janarit.
Në të tjera zhvillime 5 veta kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të kryengritësve në pjesë të ndryshme të Bagdadit. Në mesin e viktimave ishte dhe zëvendësministri i komunikacionit.
XS
SM
MD
LG