Ndërlidhjet

PRISHTINË


Janë kthyer trupat e pajetë të 44 viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Trupat e pajetë janë nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe janë gjetur në mesin e kufomave të zhvarrosura nga Batajnica. Pas përfundimit të procedurave të verifikimit, kufomat do të transportohen në morgun e Rahovecit, ku edhe do të fillojnë inspektimet mjekoligjore. Për shkak të kohës që nevojitet për ta përgatitur dokumentacionin përkatës, si dhe vonesave që shkaktohen nga koha e festave, familjet nuk do të informohen para 10 janarit 2005, ka bërë të ditur Zyra për Persona të zhdukur pranë UNMIK-ut. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka biseduar sot me familjarët që prisnin dhe u ka premtuar që qeveria do të bëjë gjithë ç'ka është e mundur për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
XS
SM
MD
LG