Ndërlidhjet

LONDËR


"Nëse Bashkimi Evropian nuk i kushton në këto momente kujdesin e nevojshëm Ballkanit atëherë rajoni do jetë burim i pandalshëm i migracionit të paligjshëm, prostitucionit dhe krimit të organizaur. Debati mbi anëtarësimin e Turqisë nuk duhet të dominojë gjithë axhendën politike të evropianëve", ka deklaruar kreu i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, gjatë një paraqitje në Institutin Mbretëror të cështjeve ndërkombëtare në Londër.
Më tej Busek ka shtuar se "beson se askush në Bashkimin Evropian aktualisht nuk e di, cila është perspektiva evropiane e këtyre vendeve".
Lidhur me të ardhmen e Kosovës Busek ka shtuar se "fati i Serbisë dhe Malit të Zi është ende i pavendosur, derisa Beogradi dhe Prishtina nuk dëshirojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth të ardhmes së Kosovës. Për momentin vetëm bashkësia ndërkombëtare mund t'i ulë palët në tryezën e bisedimeve. Bashkimi Evropian duhet të ketë një politikë të qëndrueshme dhe duhet të sigurojë se brenda Grupit të Kontaktit, Rusia është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të bashëksisë ndërkombëtare. Cilido të jetë zgjidhja ajo do ketë ndikim të padiskutueshëm për të gjithë rajonin", ka theksuar Busek në Londër.
XS
SM
MD
LG