Ndërlidhjet

SARAJEVË


Radovan Karaxhici dhe Ratko Mlladici duhet të gjykohen në Hagë dhe qëndrimi i SHBA-ve lidhur me këtë cështje nuk ka ndryshuar, ka thënë ambasadori amerikan për cështjet e krimeve të luftës, Pjer Rishar Prosper. Ndërkaq qeveria amerikane ka ngrirë xhirollogaritë e Partisë Demokratike serbe të Bosnjës dhe ka ndaluar drejtuesit e saj të hyjnë në territorin amerikan.
Forca e Bashkimit Evropian në Bosnjë ka drejtuar sot të parin operacion për kapjen e Ratko Mlladicit, në vendin ku gjatë luftës ishte shtabi i Mlladicit.
Në të tjera zhvillime përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Paddy Ashdoën, ka larguar nga detyra gjashtë serbë, oficerë policie dhe tre zyrtarë të tjerë.
XS
SM
MD
LG