Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri kraot, Ivo Sanader, ka premtuar bashkëpunim të plotë me Gjykatën ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në mënyrë që Zagrebi të mund të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.
Sanader gjendet në Bruksel për takime me zyrtarët e lartë evropianë. Hapja e bisedimeve mund të fillojë në muajin prill, por ajo është vënë në pikëpyteje nga deklarimet e kryeprokurores Carla Del Ponte para Këshillit të Sigurimit se Kroacia ka dështuar në bashkëpunimin me Hagën.
XS
SM
MD
LG