Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, është takuar me kreun e Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, për të diskutuar masat e organizatës botërore për mbikqyrjen e zgjedhjeve në Irak.
Powell ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të dërgojnë më shumë vëzhgues për zgjedhjet në Irak, derisa janë siguruar vetëm 25.
"Padyshim ka aspekte të tjera të zgjedhjeve për të cilat qeveria irakaine duhet të kujdeset, vecanërisht rreth sigurisë dhe atmosferës politike në të cilën do zhvillohen zgjedhjet. Sa më përfshirës të jetë procesi aq më të vogla janë gjasat që zgjedhjet të vihen në pikëpyetje", tha Annan pas takimit me Powell.
6'400 kandidatë që përfaqësojnë 100 parti, blloqe politike dhe përfaqësues të pavarur do të garojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Irak, të parapara për 30 janar.
XS
SM
MD
LG