Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian i ka hapur dyert për Turqinë, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas ditës së parë të samitit e Bashkimit Evropian, në të cilin liderët evropianë u pajtuan që bisedat për anëtarësim të fillojnë tetorin e ardhshëm.
Barroso ka thënë se Ankaraja duhet ta pranojë marrëveshjen:
"Bashkimi Evropian i ka hapur dyert për Turqinë. Është bërë një ofertë e ekuilibruar që merr parasysh interesat legjitime të Turqisë dhe të vendeve të Bashkimit Evropian. Besoj se kjo është një ofertë, që Turqia duhet ta pranojë", ka thënë Barroso.
Vëzhguesit thonë se arritjen e një marrëveshjeje duket se e pengon çështja e Qipros. BE dëshiron që Turqia të njohë Qipron greke, por Turqia ka refuzuar ta bëjë këtë. Samiti do të vazhdojë edhe sot.
XS
SM
MD
LG