Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian filluan ditën e dytë të samitit në Bruksel, me shpresë se do arrijnë marrëveshje me Turqinë rreth nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Në një deklaratë të përgatitur në samit, thuhet se Bashkimi Evropian pret që Turqia fillimisht ta njohë Qipron greke para se të nisin bisedimet në tetorin e viti të ardhshëm.
Kryeministri turk Tajip Erdogan dhe kryesuesi i radhës i presidencës së BE-së Jan Peter Balkenende janë takuar sot, në mes të pozicionit të dyshimte te Ankarasë.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas ditës së parë të samitit ka thënë:
"Bashkimi Evropian i ka hapur dyert për Turqinë. Është bërë një ofertë e ekuilibruar që merr parasysh interesat legjitime të Turqisë dhe të vendeve të Bashkimit Evropian. Besoj se kjo është një ofertë, që Turqia duhet ta pranojë", ka thënë Barroso.
Ndërkohë, sot Bashkimi Evropian vendosi që bisedimet për anëtarësim me Kroacinë të fillojnë në prill të 2005-tës.
XS
SM
MD
LG