Ndërlidhjet

F. VUJANOVIÇ:"TË RRESPEKTOHET LEGJITIMITETI I ZGJEDHJES SË KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS"


Filip VUJANOVIÇ, kryetar i Malit të Zi


RADIO EVROPA E LIRË
Disa herë keni deklaruar, dhe ky është qëndrim zyrtar i Malit të Zi, se Unioni me Serbinë ka ngadalsuar rrugën e Podgoricës drejt Bashkimit Evropian. Ju mendoni se Mali i Zi do të ecte më shpejt si vend i pavarur?

FILIP VUJANOVIÇ
Më duhet të them se Unioni me Serbinë nuk është duke funksionuar në asnjë segment – as në Parlament, as në reformat ushtarake, as në diplomaci dhe as në sferën e judikaturës. Unioni Serbi – Mali i Zi është jo-funksional dhe ky nuk është konstatim vetëm i yni, por edhe i Unionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që në disa raste kanë konstatuar jofunksionalitetin e tij.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju shpesh keni përmendur se dëshironi që Serbia dhe Mali i Zi të shpërbëhen sipas modelit çeko – sllovak. A keni pajtueshmëri rreth këtij qëndrimi duke pasur parasysh se disa insistojnë në mbajtjen e referendumit?

FILIP VUJANOVIÇ
Referendumi gjthësesi do të mbahet. Edhe nëse bëjmë konstituimin e Unionit të shteteve të pavarura, por dhe nëse nuk arrijmë marrëveshjepër këtë çështje, referendumi duhet të mbahet. Nëse bëjmë konstituimin e e dy shtetve të pavarura atëherë referendumi do të ishte vetëm evidentim i votuesve që do të deklaroheshin për ujdinë rreth Unionit të dy shtetev të pavarura. Në këtë variant Mali i Zi në formë plebishitare do të verifikonte ujdinë e dy shteteve. Nëse nuk arrijmë marrëveshje, atëherë referendumi do të ishte deklarim i qytetarëve për ardhmërinë e Malit të Zi me rezultatin demokratik që duhet të njihet.

RADIO EVROPA E LIRË
Trendet në Malin e Zi dëshmojnë se referendumi për pavarësinë sipas të gjitha gjasave do të ketë sukses. A mund të parashikohet me çafrë përqindje?

FILIP VUJANOVIÇ
Është e sigurt se referendumi do të ketë sukses. Kjo veçanërisht nëse organizohet në një ambient demokratik në të cilin qytetarët do të kenë lirinë e plotë të artikulimit të vullnetit të tyre. Nuk mendoj se mund të parashikohet përqindja e atyre që do të votojnë për, por bindja ime është se Mali i Zi do të deklarohet për pavarësi në atë përqindje që do të rrespektohet dhe që do të dëshmojë se Mali i Zi dëshiron të ecën rrugës së vet.

RADIO EVROPA E LIRË
Politikanët serbë shpesh deklarojnë se Mali i Zi nuk mund të jetë shtet i pavarur. Këtë e ka thënë kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ndërsa Çedomir Antiç nga G-17, ka thënë se Mali i Zi fiton më pak se një komunë e Beogradit. Pse flasin kështu politikanët serbë? Nuk kanë argumente më të forta? Dhe cilat janë kundërargumentet e Malit të Zi ndaj goditjeve të këtilla kaq të ulta?

FILIP VUJANOVIÇ
Këtë nuk dëshiroj ta komentoj, por e konsideroj si një argument tjetër për domosdoshmërinë që Mali i Zi të jetë shtet i pavarur. Mali i Zi ka 620 mijë banorë dhe është e e njohur se shtetet që kanë numër të vogël të banorëve dhe resurse të pasura ekonomike janë në gjendje të sigurojnë zhvillim më të shpejt ekonomik. Kemi të bëjmë me një përparësi të madhe të Malit të Zi.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mendoni për zgjedhjen e Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit të Kosovës?

FILIP VUJANOVIÇ
Zoti Haradinaj pa asnjë dyshim është përfaqësues legal i pushtetit në Kosovë, i zgjedhur nga Parlamenti me propozimin e presidentit të Kosovës dhe me shumicë parlamentare. Kjo i jep tërë legalitetin dhe obligon që ky legalitet të rrespektohet. Këtë e ka bërë të ditur edhe njeriu i parë i UNMIK-ut (Soren Jesen Petersen) që është edhe qëndrim i bashkësisë ndërkombëtare. Për faktin që zoti Haradinaj është zgjedhur kryeministër i qeverisë së Kosovës nuk duhet as ndalur dhe sa ngadalsuar procesin e bisedimeve. Duhet gjetur një model të procesit intenziv dhe kualitativ të bisedimeve me autoritetet e Kosovës. Pra të fillohet sa më parë me një proces bisedimesh në nivel të lartë që do të shpiente drejt një ujdie ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që do të mbështetej nga bashkësia ndërkombëtare. Zoti Haradinaj si kryeministër e ka bërë të ditur se maksimalisht do të rrespektoj Tribunalin e Hagës dhe obligimet ndaj këtij institucioni ndërkombëtar. Duhet ndarë raportin ndaj Tribunalit të Hagës dhe nevojën që procesi i bisedimeve të vazhdojë duke rrespektuar legjitimitetin e zgjedhjes së zotit Hardinaj si kryeministër i Kosovës.

Intervistoi: Beba MARUSHIÇ
XS
SM
MD
LG