Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se situata lidhur me shitjen e paralajmëruar të pasurive të kompanisë të naftës "Yukos" do të duhej të zgjidhej sipas ligjeve të Rusisë. Këto komente të zotit Lavrov u bënë pasi një gjyq i Shteteve të Bashkuara mori një vendim me të cilin përkohësisht e ndalon shitjen e paralajmëruar të pasurisë së firmës Yukos gjatë kësaj fundjave. Në deklaratën e tij, Sergei Lavrov këtë zhvillim e karakterizoi si "politik dhe ideologjik".
XS
SM
MD
LG