Ndërlidhjet

BUKURESHT


Zyra e presidentit të Rumanisë, Ion Iliescu ka kumtuar se ka tërhequr vendimin për amnistinë e liderit të minatorëve, Miron Cozma, që është i dënuar me 18 vjet burg për udhëheqjen e minatorëve gjatë trazirave në vitin 1991. Në këtë kumtesë u tha se tërheqja e amnistisë u bë për shkak të protestave të opinionit. Miron Cozma gjatë ditës përsëri u arrestua pasi më parë ishte liruar nga vuajtja e burgimit.
XS
SM
MD
LG