Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, i është bërë pritje tepër entuziaste nga mbështetësit me të mbërritur në Turqi, pas arritjes së marrëveshjes së djeshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian.
Vetë Erdogan ka theksuar se ende ka rrugë për të bërë.
"Rezultati nuk duhet të na vërë në gjumë, pasi nga ky moment duhet të punojmë më shumë. Por nuk duhet vetëm puna e qeverisë po e të gjithëve", tha Erdogan para mbështetësve.


Gazeta kryesore turke "Hurriyet" ka pasur si kryetitull të sotëm "Ia dolëm në krye". Por disa gazeta nacionaliste kanë shprehur pakënaqësinë ndaj marrëveshjes së arritur duke e cilësuar si poshtërim për Ankaranë.
Brukseli dhe Ankaraja ranë dakord për hapjen e bisedimeve për anëtarësi, pasi Turqia pranoi të bënte kompromise lidhur me ishullin e ndarë të Qipros.
XS
SM
MD
LG