Ndërlidhjet

SKANDALI SEKSUAL I PAQERUAJTËSVE NXIT OKB-NË PËR REFORMA


Los Angeles Times

Një mbrëmje katër muaj më parë Aziza, 18 vjecare u morrë nga paqeruajtësit ndërkombëtarë derisa shiste banane në treg në Bukavu të Kongos. Më pas ajo u përdhunua nga një grup paqeruajtësish ndërkombëtarë, që i dhanë 5 dollarë si shpërblim. Kur nëna e mori vesh cfarë kishte ndodhur e dëboi nga shtëpia. "Nuk e di nëse gjithë njerëzit e bardhë janë të tillë" thotë derisa kujton atë ngjarje
Ky është vetëm një nga disa qindra rastet e dëshmuara ku trupat e Kombeve të Bashkuara në Kongo janë të përfshirë në skandale seksuale. Këto përfshijnë nga përdhunimet tek keqpërdorimet seksuale, ku viktimat paguhen me një shishe ujë apo me një racion ushqimi të ushtrisë. Ndër rastet më të rënda ka qenë ai i një punonjësi civil të Kombeve të Bashkuara, nga Franca, i cili kishte fotografuar vajza nën 13 vjec duke kryer mardhënie seksuale. Fotografitë kanë bërë që ky rast të quhet "Abu Graibi i Kombeve të Bashkuara". Ndonëse Organizata botërore prej vitesh është përballur me këtë problem, që nga Kamboxhia, në Ballkan dhe Liberi rastet në Kongo përbëjnë një pikë kthese.
Kofi Annan muajin e kaluar ka qenë i detyruar ta pranojë publikisht se ka prova të pakundërshtueshme për sjellje të keqe të punonëjsve dhe paqeruajtëve të kësaj organizate.
Idesbald Bajbuze, profesor në Universitetin Katolik të Bukavut në Kongo, thotë se për shkak të mizerjes vetëm me pak dollarë gjithkush mund të blejë gjithcka. Por megjithatë njerëzit nuk mund ta pranojnë se cfarë po ndodh me vajzat e tyre, thotë Bajbuze një nga denoncuesit e parë publik të skandaleve seksuale të punonjësve të Kombeve të Bashkuara.
Aktualisht në Kongo një infermiere paguhet me 2.5 dollarë në muaj ndërsa një mësues merr 4 dollarë.
Por paqeruajtësit që vijnë nga vende të ndryshme thuajse kalojnë pa u ndëshkuar fare nga drejtësia e vendeve përkatëse. Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara nuk kanë shumcka në dorë nga pikëpamja ligjore, derisa nuk kanë gjykatat e veta në vendet ku ndodhin krimet. Jean- Marie Guehenno, nënsekretari i Kombeve të Bashkuara i ngarkuar me aktivitetet paqeruajtëse, thotë se prej katër vitesh kur ka ardhur në këtë post po përballet me këtë problem, që sipas tij prek thuajse kontigjentet e trupave nga të gjitha vendet.
Duket se ky skandal ka ardhur në kohën më të keqe kur organizata botërore duhet të përballet dhe me akuzat për korrupsion në programin "Naftë për Ushqim" të Irakut në kohën e Sadam Huseinit.
Ndonëse është goditje e rëndë në besueshmërinë e Kombeve të Bashkuara është koha e fundit që të merren masat e duhura thotë Guehenno, që ka qenë i pari zyrtar i organizatës botërore, që ka folur publikisht për këtë problem.
XS
SM
MD
LG