Ndërlidhjet

BAGDAD


Kanë vazhduar incidentet në Irak, ku gjatë 24 orëve të fundit njoftohet për së paku katër të vrarë nga një sulm në Mosul, ku tre nga viktimat besohet të jenë të huaj.
Linjat e transportit të naftës e gazit kanë qenë sërish cak i sulmeve, këtë rradhë pranë Bagdadit. Megjithë probelmet e sigurisë vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 janarit.
Në të tjera zhvillime presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, ka deklaruar për javoren gjermane "Der Spiegel" se trupat amerikane në Irak duhet të zëvendësohen sa më parë me ato irakiane, pasi "amerikanët nuk po munden të krijojnë mjedis të sigurt". Nga ana tjetër ai i ka tërhequr vërejtjen Uashingtonit të mënjanojë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Iran.
XS
SM
MD
LG