Ndërlidhjet

BUDAPEST


Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka siguruar statusin e anëtarit të asociuar të Federatës Evropiane të Hendbollit, në kongresin e këtij asosacioni që është mbajtur në Budapest. Me këtë vendim klubet nga Kosova fitojnë të drejtën e garave në kupat evropiane, ndonëse përfaqësuesja e Kosovës ende nuk e ka të drejtën e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare. Kosova është pranuar në Federatën Evropiane të Hendbollit me votën "për" të 20 delegatëve të federatave kombëtare, 6 ishin kundër ndërsa 10 abstenuan. Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Serbisë kanë bërë përpjekje për të penguar vendimin, por pa sukses.
XS
SM
MD
LG