Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË/HJUSTON


Për sot autoritetet ruse kanë paralajmëruar shitjen e njësisë më të madhe prodhuese të kompanisë së naftës Yukos, për të paguar pjesë të shumës, që sipas autoriteteve, kjo firmë i ka borxh për taksa. Zyrtarë të Yukosit e kundërshtojnë sasinë e shumës së përcaktuar nga autoritetet dhe thonë se qeveria e Rusisë po e ndëshkon këtë kompani për shkak të ambicjeve politike të themeluesit të Yukosit, Mikhail Khodorkovsky, që aktualisht është i burgosur. Lidhur me këtë çështje, një gjyq në Shtetet e Bashkuara ka mbështetur mbrëmë vonë një vendim për bllokimin e përkohshëm të shitjes së një pjese të kompanisë Yukos në Rusi, duke e refuzar një ankesë të kompanisë ruse Gazprom. Autoritetet ruse thonë se shtija do të bëhet pavarësisht nga vendimi i gjyqit amerikan.
XS
SM
MD
LG